Ronaldo i ka tri opsione

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:02 | Nga

Cristiano Ronaldo hodhi bombën pas triumfit të Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të shtunën mbrëma duke lënë të kuptohet se do të largohet nga klubi në verë.

Megjithatë, më vonë ai i zbuti fjalët dhe e pranoi se nuk ka qenë momenti për t’i thënë ato gjëra. Nuk vonoi shumë dhe gjatë festimit të titullit të 13 të Real Madridit në garën më prestigjioze evropiane për klube, sulmuesi portugez këndoi me tifozët madrilenë dhe në fund i përshëndeti duke u thënë “shihemi sezonin tjetër”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, sipas Don Balon, në rast të largimit, Cristiano mund ta zgjedhë ish-skuadrën, Manchester Unitedin, si destinacionin e radhës.

Opsion mund të jetë edhe klubi i sheikëve, Paris Saint-Germain, derisa një ofertë nga MLS-ja tashmë është në tavolinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme