Ronaldo po e mban peng Real Madridin (Foto)

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 09:05 | Nga

Cristiano Ronaldo u ka shkaktuar telashe drejtuesve të Real Madridi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po e mban pengë skuadrën e Real Madridit, shkruan e përditshmja sportive madrilene, AS, përcjell Express/

Mos deklarimi i portugezit rreth të ardhmes ka bërë që kampioni i Spanjës të gjendet në një mjegull sa u përket shitjeve dhe blerjeve të lojtarëve gjatë kësaj vere.

AS shkruan se Real Madridi po pret që të takohet me Ronaldon dhe të sqaroj gjithçka rreth të ardhmes.

Sipas AS-it, e ardhmja e Alvaro Moratas dhe James Rodriguezit varet nga Cristiano Ronaldo. Po ashtu, edhe blerja e Kylian Mbappes nga Monaco do të varet nga e ardhmja e portugezit.

Mediat portugeze dhe spanjolle më herët kanë raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja. Por, lojtari ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth këtyre spekulimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme