Cristiano Ronaldo nuk do ta harrojë gjatë natën e së dielës mbrëma.
Portugalia arriti të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori pasi mposhti në finale Francën me golin e shënuar nga Eder në minutën e 109-të.
Portugezët tashmë janë nisur për vendlindjen e tyre, ku i pret një ditë e gjatë festive. Cristiano Ronaldo, i cili ka ëndërruar gjatë për këtë arritje, nuk po e lëshon nga duart trofeun e Evropës, këtë e dëshmon më së miri edhe fotografia që po qarkullon në rrjetet sociale.