Kohët ndryshojnë te Real Madridi, por për disa lojtarë të vet jo. Në vitin 2009, Cristiano Ronaldo u transferua në “Santiago Bernabeu” për 96 milionë euro.
Shtatë vjet më pas, sipas “Transfermarkt” portugezi vlen 14 milionë euro më shumë nga shifra e transferimit. Kjo do të thotë se kush do të blejë sulmuesin duhet të paguajë 110 milionë euro, shkruan “Marca”.
Një arritje e madhe kjo për një futbollist i cili më 5 shkurtin e ardhshëm do të festojë 32-vjetorin e lindjes. Me 364 gola në 348 ndeshje si “Galaktik”, Ronaldo veçse e ka rritur vlerën dhe popullaritetin e tij.
Ai është madrileni më i kushtueshëm për sajtin gjerman. Për kuriozitet, vlera e kampionit të Evropës me Real Madridin dhe Portugalinë në nisjen e sezonit të ri ka rënë me 10%. Arsyeja është se ai nuk ka luajtur me shokët e tij të skuadrës, me klubin dhe kombëtaren, në asnjë ndeshje pas Evropianit 2016.
Ai nuk luajti në Superkupën e Evropës dhe as në dy ndeshjet e para në La Liga. Dëmtimi i pësuar në finalen me Francën nga Dimitri Payet e la atë edhe jashtë skuadrës së Portugalisë për ndeshjet e shtatorit. Lojtari më i kushtueshëm në “Transfermarkt” është rivali më i madh i Ronaldos, Lionel Messi (120 milionë euro).