Rrahën një femër në korridorin e spitalit, arrestohen dy persona në Pejë

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, të cilët dyshohen se kanë rrahur një femër në spital.

“Janë arrestuar dy të  dyshuar meshkuj K/Boshnjak pasi që të njëjtit, për motive të panjohura në korridorin e spitalit kanë sulmuar  viktimën femër K/Boshnjake,  të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme