Dy grupe të rinjsh në fshatin Drobesh të Vitisë janë rrahur mes vete me shufra metalike pas një mosmarrëveshje. Deri tash për këtë rast janë arrestuar pesë persona, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Drobesh, Viti, 06.12.2020-22:00. Me datë06.12.2020 pas një mosmarrëveshje ishin përfshi në rrahje dy grupe të rinjsh ku ishin përdor edhe shufra metali. Ndërsa me datë 08.12.2020 njësiti hetuesisë ka arrite që t’i identifikojë dhe arrestoi 5 persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.