Rrahje mes të rinjve në Prishtinë, lëndohen 4 persona

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 12:52 | Nga

Policia ka marrë informacionin se në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave dhe gjithashtu janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një përleshje në mes të disa personave, ku nga sulmet fizike dhe përdorimi i armës së ftohtë (thikë), lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore, ndaj të cilëve janë hapur rastet Lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që policia është në kërkim të dy personave të tjerë të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme