Rrahje në Deçan, shkak dëmtimi i një varri

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar në Deçan të dielën, pasi janë rrahur mes vete për një varr të dëmtuar, njoftoi Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh thuhet se varreza është dëmtuar nga njëri prej të dyshuarve, e ky më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njoftoi se rasti është iniciuar si “dëmtim i varrezave – sulm”.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti janë rrahur mes vete si pasojë e dëmtimit të një varreze nga njëri prej të dyshuarve. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme