Rrahje në Gërnçar të Kllokotit, katër të arrestuar

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 09:55 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me dyshimin për përfshirje në rrahje në fshatin Gërnçar, komuna e Kllototit, me ç’rast janë therur me thikë dy serbë.

“Pasdite janë arrestuar dy shqiptarë e një serb nga fshati Stubëll e Epërme, të gjithë të moshës 20 e 30 vjeçare, e para këtyre ishte arrestuar edhe një shqiptar për përfshirje në rrahje. Të gjithë ata kanë qenë nën ndikimin alkoolit”, ka deklaruar për RTV Puls zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Atyre u është caktuar masa e paraburgimit 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme