Rregullat e marrëdhënieve në Facebook

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

Nëse e hapni të paktën një herë në ditë faqen e Facebook-ut është e paevitueshme që jeta juaj personale të mos jetë e ndikuar sadopak nga media sociale. Ne ju rekomandojmë 5 rregulla të cilat, nëse respektohen, jeta jote private nuk do të dëmtohet.

1.Evito të ndryshosh para kohe statusin e marrëdhënies

Ke dalë për kafe me një person, jeni mbajtur prej dore dhe më pas, sa ke mbërritur në shtëpi, ke ndryshuar statusin në Facebook në “e fejuar”? Normal, se ai s’të mori më në telefon. Rri pak më i/e rezervuar në fillim të marrëdhënieve, përndryshe rrezikon të dukesh qesharak/e nëse, pas një jave “fejese”, do të ndaheni.

2.Mos kërko për ish-at

Mos u krahaso me ish të dashurat e partnerit tuaj. Tani ju jeni çift dhe nëse diçka shkon më së miri midis jush, nuk ka kuptim të ‘zhvarrosësh’ të kaluarën. Dhe, mos verifiko orë e minutë aktivitetin e tij në Facebook! Jeto të tashmen!

3.Jo postime “në mërzitje e sipër”

Do të pendohesh me siguri më vonë. Pavarë- sisht se ekziston mundësia të heqësh postime në faqen tënde, nuk mund t’i fshish ato nga mendja e atyre që i kanë parë. Ti si mendon, nëse një mikeshë ofendon të dashurin e saj në facebook dhe më pas, pas një dite, deklaron se është marrëzisht e dashuruar dhe e lumtur?!

4.Mos bëj “mik” çdo njeri

Shpeshherë media sociale shkakton keqkuptime në jetën e çiftit. Kush është X dhe pse ka komentuar mbi foton tënde? Pse i dhe “like” Y-it? Por ti as nuk i njeh këta personat. Mos prano të bëhesh “mik(e)” me personat me të cilët nuk ke asnjë gjë të përbashkët, për të evituar këto lloj situatash në marrëdhënien tuaj.

5.Lejoji vetes të jesh “mendjemadhe”

Një studim ka vërtetuar se personat të cilat postojnë fotografitë e çiftit dhe statuse pozitive, janë të predispozuar të gëzojnë më shumë marrëdhënien e tyre. Me fjalë të tjera, pak mburrje bën mirë për lidhjen!

Të ngjashme