Rregullohet ura për këmbësor në fshatin Dardani të Ferizajt

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 16:15 | Nga

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë me ekipet e saja nga kompanitë publike dhe operatorët ekonomik, ka bërë riparimin e urës për këmbësor në fshatin Dardani.

Kjo urë ishte e dëmtuar mjaft shumë dhe si e tillë paraqiste rrezik potencial për banorët e fshatit që frekuentojnë atë zonë.

Gjatë takimeve që ka pasur Kryetari i Komunës, me banorët të fshatit Dardani pati premtuar se shumë shpejt do të ndërhy në atë urë, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të banorëve dhe shmangien e rreziqeve që bart gjendja në të cilën ishte ajo urë.

Banorët e fshatit Dardani kanë falënderuar udhëheqjen komunale për vëmendjen në realizimin e këtij zotimi si dhe shpejtësinë e intervenimit me të cilën është evituar rreziku që i kanosej banorëve, veçanërisht fëmijëve që qarkullonin në atë urë.

Në kuadër të programit infrastrukturor, qeverisja Aliu ka në prioritetet e saja mbylljen e ciklit të investimeve bazë në infrastrukturë si dhe riparimin, gjegjësisht mirëmbajtjen e tyre me qëllim që qytetarëve t’i ofrohet standard i ri dhe siguri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme