RRETH 32 MIJË MATURANË SOT IU NËNSHTRUAN PROVIMIT TË MATURËS SHTETËRORE (PJESA E DYTË)

Prishtine | 20 Qer 2016 | 13:25 | Nga

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sot ka organizuar Provimin e Maturës Shtetërore 2016 (pjesa e dytë), për rreth 32 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

Për të parë nga afër se si po ecën ky proces i rëndësishëm, ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami ka vizituar nxënësit që po testohen në qendrën e testimit në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Bajrami është shprehur se janë marrë të gjitha masat që Matura Shtetërore (pjesa e dytë), të jetë e suksesshme, të administrohet me sukses. “MAShT ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke përgatitur drejtorët e qendrave, administruesit, dhe urojmë që kjo pjesë e dytë të përfundojë me sukes dhe definitivisht të jetë ndër Maturat më të mira që kemi organizuar viteve të fundit”.

Ministri Bajrami theksoi se Matura tregon edhe pjekurinë e sistemit arsimor në Kosovë, por tha se edhe për vendet me traditë më të gjatë është sfiduese, sidomos në kohën e internetit, të teknologjisë informative, gjithmonë do të gjinden disa që do të tentojnë të manipulojnë me nxënës.

Të ngjashme