66 milionë e 923 mijë e 356 persona raportohet se janë infektuar me virusin Covid-19 në botë.
Sipas faqes së statistikave worldometers.info, 1 milionë e 535 mijë e 674 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 46 milionë e 297 mijë e 673 janë shëruar nga ai.
Amerika prinë me numrin më të madh të infektuarve me gjithsej 14 milionë e 983 mijë e 425 raste, pastaj India me 9 milionë e 644 mijë e 529 raste, dhe Brazili me 6 milionë e 577 mijë e 177 raste.
Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me këtë virus është 42 mijë e 337 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 87 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.429.(Express)