Rrezikoi dhjetëra jetë njerëzish, arrestohet shoferi që shkaktoi “çmendurinë”

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Policia në Shqipëri ka arrestuar të riun i cili u fut me makinë në sheshin “Skëndërbej” me makinë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ai ka deklaruar për gazetarët se nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Ai u fut me makinë në shesh dhe për disa sekonda bëri drift në mes të turmës. Momentet e tmerrit u filmuan nga qytetarët e pranishëm.

Teksa është prangosur, përballë gazetarëve tha se nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

“Nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte”- tha i riu i cili jeton në Kombinat në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme