Rreziku nga virusi misterioz kinez, shkenctarët thonë se janë infektuar qindra njerëz

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Numri i njerëzve të infektuar tashmë nga virusi misterioz që po shfaqet në Kinë është shumë më i madh se sa tregojnë shifrat zyrtare, kanë thënë shkencëtarët për BBC.

Ka pasur 45 raste të konfirmuara nga laboratori i virusit të ri, por ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë se numri i të prekurve është afër 1 700.

Dy njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor.

“Jam shumë më i shqetësuar sesa kam qenë një javë më parë”, tha shkencëtari që merret me përhapjen e sëmundjeve, Prof Neil Ferguson.

Hulumtimet u kryen nga Qendra MRC për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive në Imperial College London, i cili këshillon organet përfshirë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetit.

Singapori dhe Hong Kongi kanë kontrolluar pasagjerët e fluturimeve nga Wuhan dhe po ashtu autoritetet amerikane njoftuan masa të ngjashme duke filluar të premten në tre aeroportet kryesore në San Francisko, Los Angeles dhe New York.

Problemi dhe shqetësimi kryesor qëndron në rastet që po zbulohen në vendet e tjera që nënkupton se virusi po përhapet.

Edhe pse virusi është shpërndarë në Wuhan, ka pasur dy raste në Tajlandë dhe një në Japoni.

“Kjo më shqetësoi mua që Wuhan të ketë eksportuar tre raste në vende të tjera do të nënkuptonte se do të duhej të kishte shumë më tepër raste sesa ishin raportuar”, tha Prof Ferguson.

https://twitter.com/MRC_Outbreak/status/1218175738337284096/photo/1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme