Të gjithë 189 pasagjerët të cilët ishin në bord në avionin indonezian i cili u rrëzua në det, raportohet se kanë vdekur.
Kështu kanë bërë të ditur për mediat e huaja, zyrtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Agjencia konfirmoi se avioni kishte humbur kontaktin me zyrtarët e terretnit 13 minuta pas ngritjes.
Më tej zyrtarët kanë thënë se agjencia e shpëtimit nuk ka pranuar asnjë sinjal emergjent nga avioni që u rrëzua, të cilin disa qytetarë nga varka e kishin parë atë duke u përplasur.