Rrëzohet nga kati i pestë një punëtor në Prishtinë

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 14:39 | Nga

Policia njofton se dje në Rr. “Enver Maloku” Prishtinë, gjatë punimeve në një objekt ndërtimor nga kati i pestë është rrëzuar punëtori i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, transmeton KosovaPost.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Inspektori Komunal i Punës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme