Një vinç me përmasa më të mëdha se shtatë kate banesore është rrëzuar sot në qendër të Qytetit të Podujevës.
Ky vinç i cili përdorej për ndërtimin e një objekti banesor në rrugën “Skënderbeu”, është rrëzuar sot rreth orës 13: 30 minuta, raporton llapi.info.
Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar. Të paktën kështu ka thënë mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.