Rrëzohet një vinç në qendër të Podujevës

Podujevë | 16 Qer 2017 | 14:24 | Nga

Një vinç me përmasa më të mëdha se shtatë kate banesore është rrëzuar sot në qendër të Qytetit të Podujevës.

Ky vinç i cili përdorej për ndërtimin e një objekti banesor në rrugën “Skënderbeu”, është rrëzuar sot rreth orës 13: 30 minuta, raporton llapi.info.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar. Të paktën kështu ka thënë mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili deklaroi se deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme