Rrëzohet parashuta në Spille, një person dyshohet të jetë plagosur rëndë

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Një parashutë është rrëzuar pas mesdite në Spille, në zonën e plazhit, te Guri i Lëmuar. Parashutisti, i cili dyshohet të jetë lënduar rëndë, ka humbur kontrollin e parashutës.

Parashuta kishte flamur francez ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi mjekësor i urgjencës kombëtare të njoftuar nga ABC. Po ashtu aty ndodhen edhe tre patrulla të kufirit në drejtorinë e Durrësit.

Patrulla e konstaton në rreth 200 metra nga bregu i detit, në drejtim të zonës së Karpenit./Abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme