Të paktën nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Havaji

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Një avion i vogël që po barte disa persona, që dëshironin të hidheshin me parashutë, është rrëzuar në Havaji, duke lënë të vdekur të paktën nëntë personat që ishin në bord, thanë zyrtarët.

Avioni u rrëzua në afërsi të pistës Dillingham në afërsi të Mokuleai në Havaji.

Departamenti i Transportit në Havaji njoftoi se nga rrëzimi i avionit nuk ka asnjë të mbijetuar, transmeton BBC.

Ende nuk është e qartë nëse avioni ishte duke u ngritur apo duke ateruar, në momentin kur u rrëzua.

“Deri më tani, sipas raportit të parë, dimë se nëntë persona kanë qenë në bord. Nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha shefi i zjarrfikësve, Manuel Neves.

Ai tha se familjarët e personave në bord kishin parë nga toka rrëzimin e avionit.

“Është shumë e vështirë, unë punoj si zjarrfikës që 40 vjet këtu në Havaji dhe ky është incidenti më tragjik ajror që kemi pasur”, shtoi ai.

Nga nëntë viktimat, tre ishin konsumatorë dhe gjashtë të tjerë punëtorë të kompanisë fluturuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme