Një shtyllë e ndriçimit është përplasur sot paradite në qendër të qytetit të Mitrovicës përkatësisht afër parkut “Adem Demaçi”.
Si pasoj e rënies së shtyllës janë dëmtuar dy automjete, ndërsa nuk ka të lënduar.
Një dëshmitar i rastit ka thënë për Telegrafin se shtylla ka rënë si pasojë e erërave të forta dhe ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve për rreth 20 minuta.
“Isha duke ecur me vajzën në trotuar dhe përnjëherë kam parë shtyllën që ka rënë mbi një automjet. Fati, që nuk kishte kalimtarë në atë kohë aty”, tha dëshmitari i rastit.