Rrihen brutalisht mes vete disa persona në Podujevë, përdoren edhe shufra metalike – VIDEO

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në mesnatë te Stacioni i Autobusëve në qytetin e Podujevës.

Sipas mediave lokale, dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjetë të forta si shufra metalike. Si pasojë e rrahjes, dyshohet se disa persona kanë pësuar lëndime trupore, por informacione zyrtare nuk ka ende.

Llapi.info ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë nuk dihet ende motivi që çoi në rrahjen mes tyre.

Të ngjashme