Rrihen për pronë, përdorin armë dhe shkopinj

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 10:32 | Nga

Në fshatin Irzniq janë arrestuar dy persona, të cilët pas një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht në mesveti.

Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër, kurse i dyshuari i dytë e ka goditur atë me një shkop druri duke i shkaktuar lëndime në dorë dhe kokë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një fishek të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme