Rrihen tre persona në Prishtinë, përdorin armë zjarri

Prishtinë | 26 Pri 2017 | 11:16 | Nga

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në Prishtinë në lagjen “Dardani”, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

Gjatë konfliktit është përdorur edhe arma e zjarrit dhe mjeti i prehtë, ku si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK është liruar nga spitali, transmeton Ekonomia Online.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar tri gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar dhe dy vetura të cilat ishin të parkuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme