Pas disa javësh përmirësimi, numri i infeksioneve të reja Covid-19 në Kataloni po rritet përsëri.
Plazhet e Barcelonës ishin të mbushura me diell dhe notues këtë të dielë teksa numri i rasteve të reja është jashtëzakonisht i lartë tek të rinjtë midis moshës 10 dhe 29 vjeç.
Ndërsa kufizimet filluan të lehtësoheshin në të gjithë vendin në qershor, qendra e Barcelonës dhe qytete të tjera u mbipopulluan nga njerëzit.
Sipas shifrave zyrtare, të shtunën në Barcelonë u regjistruan pesë mijë e 379 raste të reja me Covid-19 duke e quar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 726 mijë e 544.
Kujtojmë se deri tani kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi tre milionë njerëz që i bie rreth gjysma e popullësisë.