Rriten rastet me grip në Zvicër

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet shëndetësore zvicerane raportojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit, me shifra që po ngrenë nivelin e shqetësimit në disa kantone, duke përfshirë Basel-Stadt, Zürich dhe Vaud.

Sipas statistikave të fundit, rastet e gripit janë rritur me mbi 20% krahasuar me javët e mëparshme, duke ndikuar në shërbimet primare dhe urgjencat, transmeton albinfo.ch.

Sipas ekspertëve, shpërndarja e virusit të gripit mbetet aktive për shkak të temperaturave të ulëta dhe aktiviteteve sociale të fundvitit, ndërsa shkollat dhe vendet publike raportojnë më shumë raste të sëmundjeve sezonale. Autoritetet rekomandojnë vaksinimin, higjienën e duarve dhe shmangien e grumbullimeve masive për personat vulnerabël, për të lehtësuar ngarkesën mbi sistemin shëndetësor.

Të ngjashme