Rritet niveli i ujit në Drenas pas reshjeve të fundit

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 12:22 | Nga

Pas reshjeve të dy ditëve të fundit, edhe në Komunën e Drenasit është rritur niveli i lumit Drenica, më ç’rast janë vështirësuar vendkalimet, tek ura në fshatin Nekoc, Kizhnarekë dhe Shtrubullovë.

Po ashtu, është vështirësuar përcjellja e ujit nga të reshurat në rrjetin atmosferik në qendër të qytetit dhe në disa lagje, ku niveli është më i ulët, ku gypat e kanalizimit janë bllokuar edhe nga vet qytetarët të cilët kanë hedhur mbeturina.

Njësitet e emergjencave kanë qenë të mobilizuara gjatë 24 orëve të fundit, me ç’rast kanë bërë dhjetëra intervenime, kryesisht në objekte banimi dhe biznese.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka angazhuar kompani shtesë për intervenime në rastet ku është e nevojshme dhe kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm më Stacionin Policorë në Drenas.

Komuna e Drenasit apelon të gjithë qytetarët që ne ato zona ku niveli i ujit është më i lartë, mundësisht të bëjnë shoqërimin e fëmijëve të tyre për në shkollë dhe te reduktohen lëvizjet e panevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme