Rritet numri i pacientëve të prekur nga Covid-19 të shtrirë në spitale

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Shërbimit Spitalor Klinike dhe Universitar i Kosovës – ShSKUK ka njoftuar se janë 29 pacientë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19.

Sipas raporteve të datës 5 janar 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 29 pacientë, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 24 të tjerë post-Covid-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme