Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ka shkuar në 39 numri i personave që humbën jetën nga rrëzimi i një avioni transportues rus në afërsi të një baze në Hmeimim të Sirisë.
Ministria ka thënë se bazuar në të dhënat paraprake, se nga rrëzimi avionit i tipit Ab-26, kanë vdekur 33 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë të ekuipazhit. Fillimisht, kjo ministri kishte raportuar se numri i viktimave ishte 32.
Avioni është rrëzuar teksa po ateronte në një bazë në qytetin Latakia. Zyrtarët kanë thënë se dyshojnë që shkaku i rrëzimit të avionit është si pasojë e problemeve teknike dhe nuk dyshojnë se avioni është sulmuar.
Ndërkaq, Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Rusia mbështetë presidentin e Sirisë Bashar-al Assad, në luftën civile shtatë vjeçare. Moska nisi sulmet ajrore në Siri më 2015, ndërkaq po ashtu ka edhe personel ushtarak në terren.
Mbi 40 ushtarë rusë kanë vdekur në Siri dhe në të shumtën e rasteve ata kanë qenë duke përdorur bazën në Hmeimim, kanë thënë zyrtarët rusë.