Rritet rreziku nga Coronavirusi, Kosova nuk ka infektologë mjaftueshëm

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Konfirmimi i rasteve të prekura me Coronavirus në vendet e rajonit, tregon se edhe vendi ynë është i rrezikuar. Ndonëse rreziku është rritur,  Kosova ka numër të vogël të mjekëve infektologë. Kurse sa i përket masave të tjera, pajisjes me maska, dorëza, respiratorë janë bërë të gjitha përgatitjet, raporton Ekonomia Online.  

Kështu u ka thënë drejtori i Shërbimit Splitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, anëtareve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e këtij Komisioni, vizituan të mërkurën ShSKUK-në për të parë nga afër masat që janë marrë për parandalimin e Coronaviursit.

Sejdiu i ka njoftuar deputetët se masa të njëjta janë marrë edhe në Spitalet Regjionale.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se duke ditur që vendet e rajonit janë prekur shkalla e rrezikshmërisë për prekje nga coronavirusi është rritur. Sejdiu tha se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Ai tha se kanë 20 respiratorë rezerve si dhe masa mbrojtëse higjenike.

“Kemi bërë disa blerje urgjente që të kemi sasi të duhur të maskave,  dorëzave. Kemi forcuar linjën higjienike, kemi dhënë urdhër të ndalohen vizitat në klinika”, tha ai.

Momentalisht ShSKUK ka funksionalizuar edhe 20 respiratorë, kurse janë paraparë edhe 9 të tjerë.

Ai ka treguar se si Klinkikat janë mobilizuar.  “Në infektivë llogaritet portë hyrëse. Në emergjencë kemi bërë një dhomë të triazhimit. Infektiva është mobilizuar. Është bërë një hyrje të veçantë dhe një repart i  izolimit. “, theksoi Sejdiu

Sejdiu ka thënë se si plan B, kanë menduar edhe një objekt me mundësi që është objekti i Mjekësisë sportive dhe fiziatrisë .

“Edhe nëpër rrugë pritet vendosja e sinjalizimeve që qytetarët mos të shëtisin nëpër klinikë”, tha ai.

Sejdiu tha se se ShSKUK deri nesër kanë kontrat me furnizim me oksigjen por që kanë shkuar me një kontratë të negociuar dhe që sipas tij nuk do të ketë problem me furnizim me oksigjen.

Ai tha se nëse Infektiva ka nevojë për staf shtesë do të kontaktohen dhe me infektologët që janë pensionuar. Mobilizim i njëjtë sipas tij është bërë edhe në spitalet regjionale, të cilët i ka propositur që të mos bëjnë referime pa nevojë për në ShSKUK.

“Kemi pasur takime edhe me drejtorët e spitaleve regjionale dhe të gjitha përgatitjet qqë janë bërë në QKUK janë bërë edh spitalet rajonale. Ka përgattje me shtretër,  me infektolog. Kemi bërë kërkesë që referimet mos të bëhen pa nevojë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu për trajtimin e pacienteve nga Shqiperia në Kosovë, Sejdiu tha se kjo nuk është e saktë pasi bëhet fjalë për pacientët me hemodializë.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj tha se qëllimi i vizitës ishte njohja me masat e marra nga SHSKUK, për përballje me rastet e mundshme të të prekurve me coronavirus.

“Kemi ardhur të vizitojmë ShSKUK,  të informoheni për të gjitha masat që janë marrë nga ky institucion për prekjet eventuale me coronavirus”, tha ajo.

Ajo tha se disa qytetarë kanë shqetësime për infrastrukturën brenda infektivës.

Ndërsa drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindtia Ajazaj –Berisha  tha se janë 24 orë në gjendje gatishmërie.  Ajo ka treguar se kanë 120 shtretër dhe 19 dhoma me oksigjen qendror., 6 shtretër në mjekim intensiv.

“Për momentin në mjekim intenviz kemi dy paciente.”, theksoi ajo. Sipas saj problem tjetër është numri i vogël i  infektologëve në Kosovë.

“ Kemi 21 infektologë  në Klinikë Infektive, në Prizren 5 , Mitrovicë 2. Numri në përgjithësi është i vogël, deri më tani s’kemi asnjë specializant. Kemi tre infektologë në pension por,  dy prej tyre janë me mundësi të punës në  rast nevoje. “, tregoi ajo.

Komisioni vizitoi edhe Barnatoren Qendore.  Aty drejtoresha e Barnatores,  Gëzime Pllana,  tha se kanë filluar me furnizim me maska dhe dorëza dhe se janë të pajisur me të gjitha për të qenë në gjendje gatishmërie.

 “Ne kemi filluar me procedurat e furnizimit në  tremujorshin e dytë para kohe për shkak gjendjes së gatishmërisë që kemi qenë në pritje për coronavirus dhe tani jemi në pritje me kërkesa jashtë planifikimeve,  pasi duhet me qenë me maska,  me dorëza, gjithçka që me qenë në gjendje gatishmëria”, tha ajo

Ajo tha se shqetësim është që edhe në rajon është një mungesë e madhe e produkteve.

“Për secilin artikull është mungesë e madhe në treg.”, tha ajo dhe shtoi se mundësia për të pasur rezerva është problematike, meqenëse as operatorët me të cilët kanë  kontrata nuk kanë  sasi të madhe në stoqe.

Ndërsa deputeti Haxhi Avdyli është interesuar  për mungesën e barit Tamiflu i cili ka qenë mungesë në pikun e gripit sezonal.  Ajo e njoftoi se  për herë të parë ky bar është në liste esenciale dhe se deri vjet ka qenë vetëm donacion.

Të ngjashme