Rritet vlera e bursës për studentët e Universitetit të Prishtinës

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Pas kërkesës së Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për rritjen e vlerës se Bursave për studentë, bursa është rritur në vlerë 50€ nga 600€ sa ka qenë është rritur 650 euro.

Tashmë edhe UP ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2018-2019, ku tregohen edhe kushtet që duhet plotësuar.

Derisa afati i aplikimit zgjat 15 ditë, duke filluar nga sot 25 nëntor deri më 10.12.2019, njofton Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, pas këtij vendimi të UP-së, Parlamenti Studentor ka premtuar që do të vazhdojnë punën në përmirësimin e kushteve për të gjithë studentët.


Të ngjashme