Rritja e inflacionit do të ketë pasoja afatgjata, tani duhet të rriten pagat

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 20:19 | Nga Ekonomia Online

Arben Mustafa, Koordinator për Ekonomi dhe Financa në Kabinetin për Qeverisjen e Mirë në PDK thotë se është e vështirë që çmimet e produkteve bazë do të kthehen siç kanë qenë më parë.

Në “Ditari” në Tëvë 1, ai tha se ajo çka pritet është që të ardhurat t’i përshtaten rritjes së çmimeve.

“Është vështirë të vijmë më në atë situatë duke e pasur parasysh që kemi një rritje zinxhirore të çmimeve në të gjitha produkteve dhe shërbimet që lidhen me prodhimin e atyre të mirave. Kështu që për të patur një ulje të çmimeve të këtyre produkteve, do duhej të kishim një rënie zinxhirore të çmimeve në të gjitha inputet dhe shërbimet që duhen për prodhimin e këtyre të mirave…rritja e inflacionit ka pasoja afatgjata. Çmimet do të mbeten për një kohë më të gjatë por ajo çka pritet është që të ardhurat të përshtaten ndaj kësaj rritje të çmimeve që ka ndodhur”, deklaroi ai.

Gjatë vitit 2022, në Kosovë pati ngritje të dukshme të çmimeve në produktet elementare, teksa inflacioni vazhdon të jetë i lartë.

Të ngjashme