Rritja e të ardhurave buxhetore erdhi nga inflacioni e jo nga rritja ekonomike 

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 10:26 | Nga Egzon Kastrati

Rritja e përgjithshme e nivelit të çmimeve ka prekur në masë të madhe Kosovën dhe kjo rritje fatkeqësisht është e dyfishtë, pra për 20% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të prezantuar nga Ask-ja

Mirëpo, nëse i referohemi indeksit të çmimeve të konsumit që mat çmimin e shportës fikse për mallrat bazë, atëherë kjo rritje në kontekstin individual të këtyre produkteve arrin vlerën 62%, që fatkeqësisht është një shifër mjaft shqetësuese që dëmton shumë buxheti familjar, veçanërisht ato familje me të ardhura të ulëta.

Deklaratat e vazhdueshme të qeverisë se Kosova ka një rritje ekonomike të paprecedentë këto 20 vitet e fundit janë joreale për faktin se sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja reale ekonomike do të jetë vetëm 2.7%, që do të thotë se trendi ka rënë. në vitet e fundit përveç periudhës së Covid 19.

Pra, rritja e të ardhurave buxhetore në 21% erdhi nga inflacioni si pasojë e rritjes së të ardhurave fiskale nga TVSH-ja, taksat, akcizat, këto burime të të ardhurave buxhetore, shtoni këtu edhe mosinvestimin e kapitalit që për rrjedhojë tregon një bilanc pozitiv buxhetor. . Problemi më i madh është se qytetarët janë të varfër, që do të thotë se 32% e fuqisë blerëse të tyre është zhvlerësuar dhe 1/5 e të ardhurave u bien çdo muaj. Mosveprimi i qeverisë me masa adekuate për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve me masa afatgjata të dizajnuara për mirëqenien e tyre, rrezikon që niveli i varfërisë nga 18% të rritet edhe më shumë dhe fatkeqësisht kjo do të ketë pasoja shkatërruese për ekonomisë dhe shoqërisë. në përgjithësi.

Hartimi i planeve konkrete si masë antiinflacioni është një nevojë imediate, qoftë kjo masë në anën e ofertës përmes subvencioneve të biznesit dhe lehtësirave fiskale, qoftë përmes kërkesës për heqjen e TVSH-së për produktet bazë, indeksimin e pagave dhe pensionet në vlerën e inflacionit, dyfishimi i pagesave për familje me asistencë sociale, dhënia e ndihmës nëpërmjet subvencionimit të të papunëve. Qeveria duhet të mendojë për mirëqenien e qytetarëve dhe jo për pikë politike duke proklamuar treguesit e rritjes së të ardhurave.

Të ngjashme