Ministria e Infrastrukturës me anë të një komunikatë, njofton qytetarët e Kosovës se nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim.
“Hapjen për qarkullim të kësaj rruge e ka deklaruar për media ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”, thuhet në komunikatën e dërguar nga MI-ja.
Më tej ata shtuan se “Andaj ritheksojmë edhe një herë se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar”.