Në vitin 2021 duhet të përfundojë ndërtimi i rrugës “Kardhiq” në Delvinë, i cili konsiderohet si një prej akseve më strategjike, për zhvillimin e turizmit, në bregdetin e jugut, dhe Sarandës në veçanti.
Në terren po punohet për lotin 4,5, dhe 6, ndërkohë që firma fituese e tenderit, për lotin 7 që parashikon ndërtimin e një tuneli, pritet të shpallet këtë muaj.
Përroi e Piksit, në lotin numër 4 për ndërtimin e rrugës “Kardhiq-Delvinë është një zonë malore ku parshikohet ngritja e disa veprave të artit.
Aert ceka krye inxhiner për lotin katër, i cili fillon pranë fshatit Fushëbardhë dhe përfundon në afërsi të Qafës së Skërficës, pikërisht aty ku do të ndërtohet tuneli, thotë se punimet po ecin sipas parashikimeve.
“Punimet po ecin sipas grafikut të parashikuar të kontratës, këto punime kanë filluar në shtator të vitit 2018, dhe parashikohet të përfundojnë brenda 24 muajve. Në këtë moment që po flasim punimet kanë ecur rreth 35% përqind të volumit total të kontratës është hapur traseja e rrugës, në masën rreh 70% të volumit të saj, është duke u punuar me veprat e artit siç e shikoni dhe po vazhdojë paralelisht me sektore të tjerë duke e gërmuar trasenë e rrugës”, është shprehur kryeinxhinieri.
Punimet po ecin edhe në 2 lotet e tjera në krahun nga Delvina, drejt tunelit. Tre lotet, katër, pesë dhe gjashtë do të kushtojnë rreth 52 milionë euro, ndërsa tuneli kërkon rreth 19 milion euro të tjera. Rruga “Kardhiq Delvinë” i mundëson mjeteve me drejtim Sarandën anashkalimin e Gjirokastrës dhe Qafë Muzinës, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.