Rrugët nacionale dhe rajonale në vend, të hapura për qarkullim

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 09:40 | Nga

Me gjithë reshjet e borës, që nisën gjatë natës dhe po vazhdojnë edhe sot, rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të kalueshme.

Ekipet mbështetëse të Ministrisë së Infrastrukturës  dhe kompanitë e kontraktuara nga MI po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre.

“Koordinimi me Policinë e Kosovës po bëhet në vazhdimësi, për të mundësuar zhvillimin e komunikacionit pa pengesa dhe sigurt. Po ashtu, ekipet e MI-së janë duke bashkëpunuar me ekipet lokale, si ndihmë shtesë, nëpër të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion, të jenë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme