RTK-ja në vitin 2018 harxhoi mbi 13 milionë €, shpenzimet s’mund të auditohen nga një kompani private

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 12:53 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet nuk ka e hedhur në votim raportin financiar për vitin 2018, të Radiotelevizionit të Kosovës, me arsyetimin se Radiotelevizioni i Kosovës nuk e ka pasur të përfunduar raportin e auditimit, raporton Ekonomia Online.

Nga komisioni është marrë vendim që raporti u auditimit të kryhet nga auditori i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërsa pasi që të përfundojë raporti i auditimit do të sillet në kuvend përsëri raporti financiar i RTK-së për vitin 2018.

Afërdita Maliqi, kryetare e bordit të RTK-së, gajtë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa për shpenzimet për vitin 2018, tha se kanë shpenzuar 13 milionë e 343 mijë euro, 57 mijë euro më pak nga të hyrat e përgjithshme.

“RTK-ja brenda afatit ligjor ka përvjetor dhe sqaruar raportin vjetor të punës, ky raport ngërthen informacione të detajuara. Brenda vitit 2018 ka pasur 819 të punësuar të rregullt në RTK, ndërsa në 2018 janë punësuar 49 punëtorë”.

“Të hyrat kryesore të RTK kanë qenë 85 për qind të të hyrave të RTK-së. RTK për periudhën raportuese i ka pasë të hyrat 13 milion e 400 mijë euro ndërsa ka shpenzuar 13 milionë e 343 mijë euro, d.m.th 57 mijë euro më pak”.

Maliqi tha se sfidë për RTK-në mbetet çështja e objektit të këtij televizioni.

“RTK ka arritur të investojë në përmirësimin e teknologjisë. RTK gjatë këtij viti është ballafaquar më sfida ndër to është çështja e borxhit ndër vite që po krijon probleme në realizimin tonë të përditshëm.

“Çështje tjetër është edhe çështja e objektit të RTK-së. Ne nuk kemi refuzuar auditorin gjeneral ata janë ardhur kanë kryer punët që i kanë pas”.

Aty u tha se RTK-ja, nuk ka refuzuar që të auditohet nga Auditori i Përgjithshëm, por që ata ende nuk kanë marrë raportin e plotë të auditimit.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Lumir Abdixhiku tha se 13 milionë euro të shpenzimeve nuk mund të auditohen nga një kompani private.

“13 milionë euro nuk mund të auditohen nga një kompani private e cila për punën e tyre vetëm 9 mijë euro”.

Të ngjashme