Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të takohen vetëm pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Do të takohemi kur të kryhen disa punë. Pse duhet ne që t’i përgjigjemi asaj ftese. Kur të certifikohen rezultatet atëherë flasim. Në nuk kemi kurrfarë problemi që të takohemi me ta. Nuk besoj që është vakti për takim me ta”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së në një prononcim për Gazetën Observer.
Kërkesa e LDK-së për postin e kryeministrit sipas Rugovës vlen për të gjitha partitë politike, me përjashtim të PDK-së.
“Me Partinë Demokratike të Kosovës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim edhe nëse na ofrojnë postin e kryeministrit “, ka deklaruar ai.