Rukiqi i jep alarmin Qeverisë, bëhuni gati për pasojat ekonomike nga Coronavirusi

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Në rast se Koronavirusi vije në Kosovë, pasojat mund të jenë edhe ekonomike.

 për këto ka paralajmëruar vet kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shkruan gazeta inFokus.

Rukiqi, fillimisht, tregoj efektet që ka Koronavirusi në ekonomi.

“Eshte ceshtje ditesh, kur pritet te ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus ne Kosove;

– Ekonomia boterore eshte ne panik per nje recesion te ri;

– Bursat po shenojne reniët me dramatike, qe nga viti 2008;

– Sektore te tere, jane te prekur nga efektet afatshkurta dhe afatgjata te Coronavirusit, perfshire turizmin, industrine ushqimore dhe zingjiret furnizuese, sidomos nga Azia;

– Shperthimi i virusit ne Evrope, ka nxitur ndermarrje te masave drastike, ne shumicen e vendeve evropiane, perfshire edhe mundesite e mbylljes te kufijve”, ka shkruar Rukiqi.

Ndërsa, përmend edhe atë se çfarë duhet të bëj shteti i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Mbyllja e kufijve, duhet na e rrit mobilizimin ne shkalle maksimale, pasi qe kemi varesi te madhe nga importet;

– Vetem nje shembull: Ne rast te cfaredo paniku ne nivel lokal apo me gjere, Kosova ka rezerva te miellit te cilat mund te zbrazen, brenda nje periudhe te shkurte kohore;

– Prandaj i propozoj Qeverise dhe institucioneve tjera te rendesise per sigurine kombetare, qe krahas masave ne aspektin shendetsor, te hartojne nje sere masash preventive dhe proaktive, per te gjitha scenariot e efekteve te Coronavirusit, perfshire, mbylljen e kufijve dhe recesionin ne nivel global. Jemi te gatshem te ndihmojmë”.


Të ngjashme