Rukiqi komenton pasaktësinë dhe interpretimin tendencioz nga Kurti të të dhënave për ekonominë

Prishtinë | 08 Tet 2022 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook foli për progres të madh ekonomik nën qeverisjen e tij.

Rukiqi tha se të dhënat e publikuara nga kryeministri Kurti në lidhje me rritjen e ekonomisë së Kosovës janë të pasakta.

Ai në postimin e tij në Facebook radhiti tri arsye pse këto të dhëna janë të pasakta.

Postimi i plotë:

3 komente, pa u thelluar në pasaktësinë dhe interpretimin tendencioz të të dhënave nga Qeveria:

1) Qarkullimi i bizneseve eshte rritur, jo si rezultat i rritjes se fuqise blerese apo ndonje performance me te mire ekonomike. Rritja e qarkullimit, eshte rezultat i inflacionit (ne shumicen e produkteve, rritja e çmimeve eshte mbi 20%);

2) “Vendet e reja te punes”, jane formalizim i vendeve te punes, te cilat kane ekzistuar si vende pune, pra nuk jane vende te reja te punes, si rezultat i ndonje investimi apo rritje e bizneseve ekstistuese;

3) Eksporti eshte rritur nga kompanite private dhe performanca e tyre. Qeveria nuk mund ta thote qe ka ndermarre ndonje mase apo politike te vetme qe ka ndikuar ne kete performance te eksportit. Minimalisht çka duhet te bej Kryeministri, eshte te vizitoj dhe te ju jep perkrahje simbolike, atyre qe sot jane mbi 25% e eksportit te Kosoves, perkatesisht kompanise “Devolli Corporation”, po edhe kompanive tjera qe me shume mund kane arritur nje pozicionim ne tregjet globale.

Të ngjashme