Rukiqi: Rritja e numrit të rasteve s’parandalohet me mbylljen e bizneseve

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 11:04 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas hyrjes në fuqi të masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e Coronavirusit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, the se ekonomia në Kosovë do të dëmtohet edhe më shumë, raporton Ekonomia Online.

Teksa ka folur për dëmet në ekonomi, Rukiqi në një konferencë për medie u shpreh se rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim dhe jo me mbyllje të bizneseve dhe me kufizim të lëvizjeve.

“Porosia ime për të gjithë qytetarët dhe bizneset, është e thjeshtë se virusi COVID-19 është këtu, për të qëndruar gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë më të”.

“Qëllimi ynë i përbashkët në ditët në vijim është të kemi një angazhim gjithanshëm, përfshirë institucionet, bizneset, mediet për t’i bindur qytetarët të ndryshojnë sjelljet se duhet të ndryshojmë sjelljet duke synuar parandalimin e përhapjes së valëve të reja me COVID-19”, tha ai.

“Parandalimi i valëve të reja me këtë pandemi varet kryekëput nga ajo sesa njerëzit kujdesën për të tjerët dhe për veten. Virusi në rrethana kur nuk ka tretman adekuat për të, nuk mund të mposhtet pa ndryshimin e sjelljeve tona të përditshme”, tha Rukiqi.

“Pakoja Emergjente, që nuk arriti të adresoj asnjë emergjencë dhe pësoj devalvim në të gjitha aspektet, duhet të implementohet në tërësinë e saj pa asnjë vonesë”.

“Për biznesin dhe punëtorët e sektorit privat, që janë tatimpaguesit kryesorë në vend, është shumë pak e rëndësishme kush duhet të marrë vendim, a duhet rishikim buxheti apo jo dhe komplikimet tjera ligjore dhe politike”.

“Sektori privat dhe punëtorët e këtij sektori presin përkrahjen e dorës së shtetit për të kaluar ketë sfidë. Deri sot, shteti ka dështuar të ofroj këtë përkrahje”, tha Rukiqi.

Rukiqi ka thënë se pasi që sektori i gastronomisë dhe sektori i transportit janë të prekura direkt nga vendimet e fundit, sipas tij, duhet një konsultë me aktorët e tjerë të këtyre sektorëve.

Madje, ai ka sugjeruar që të merren disa masa, raporton EO.

“Të ketë riprogramim të kësteve të kredisë, lehtësira për qasje në financa, përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj dhe shtyrje të deklarimeve të pagesave të tatimeve, se paku edhe për tre muaj”, tha Rukiqi.

Të ngjashme