Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje pesëvjeçare për transitin e gazit

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Rusia dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë të shtatë miliardë dollarëve për transitin e gazit natyror rus nëpër territorin e Ukrainës për në Evropë. Marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.

Bisedimet për këtë marrëveshje u zhvilluan në Vjenë të Austrisë dhe arritja e saj u konfirmua nga kompanitë ruse dhe ukrainase të gazit dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Rreth 40 për qind e dy milionë metrave kub të gazit që Rusia e dërgon në Evropë për çdo vit kalon nëpër rrjetin e gjerë të gazsjellësit në Ukrainë.

Marrëdhëniet e këtyre vendeve në fushën e energjisë janë pjesë e tensioneve më të gjera gjeopolitike, përfshirë pushtimin ushtarak të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014,  shkruan “Free Europe”, transmeton Express.

Ndryshe, Rusia dy herë ia ka ndërprerë gazin Ukrainës, në vitin 2006 dhe 2009, duke i lënë në të ftohtë miliona qytetarë dhe shumë biznese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme