Rusia kërcënohet me bllokimin e rrjetit Facebook

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 15:11 | Nga

Një agjenci e komunikimeve në Rusi është kërcënuar për ta bllokuar qasjen në rrjetin Facebook, vitin e ardhshëm, nëse kjo kompani nuk i depoziton të dhënat e saj në territorin lokal.

Aleksandar Zharov, shef i Agjencisë Federale të Komunikimeve, u tha sot agjencive ruse të lajmeve, se do të punohet që “Facebook të bashkëpunoj me ligjin” për të dhënat personale, që i obligon kompanitë për t’i depozituar ato në Rusi.

Kritikët e këtij legjislacioni, që ka hyrë në fuqi në vitin 2015, theksojnë se kjo gjë mund t’i ekspozojë të dhënat tek agjencitë e inteligjencës së Rusisë.

Zharov tha se qeveria e Rusisë e kupton se Facebook është “shërbim unik”, por theksoi se nuk do të bëjë përjashtime dhe do të duhet ta bllokoj atë vitin e ardhshëm, nëse ky rrjet nuk do të bashkëpunojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme