Rusia kërkon sqarime për marrëveshjen Turqi-SHBA

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Turqia ndali ofensivën e saj në territorin e Sirisë të enjten, pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi me SHBA-në e cila ishte kundërshtuesja më e madhe e operacionit ushtarak turk që po zhvillohej atje.

Për marrëveshjen e arritur mes Turqisë dhe SHBA-së, më shumë detaje kanë autoritetet ruse, pasi edhe ky shtet ka prezencë të madhe ushtarake në Siri.

Kremlini zyrtarë tha se pret që të marrë informacione nga Turqia pasi autoritetet e këtij shteti arritën një marrëveshje pesëditore të armëpushimit.

“Ne presim që të marrim informacione nga Turqia”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Reuters.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pritet qe të ketë bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin për situatën e krijuar ditëve të kaluara në Siri.

Para ndaljes së ofensivës turke ndaj pozicioneve të milicisë dhe luftëtarëve kurdë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi me shkatërrim të ekonomisë së Turqisë.

Në letrën të cilën presidenti Trump i dërgoi homologut të tij, Recep Tayyip Erdogan, mes tjerash, porositi Erdoganin që të mos bëhej budalla duke luajtur të fortin.

Të ngjashme