Rusia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka regjistruar shifër rekorde të infeksioneve me koronavirus për herë të tretë për një periudhe prej rreth një jave.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 27.543 raste të reja, duke e çuar në mbi 2 milionë e 215 mijë shifrën e përgjithshme të të prekurve, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 496 të vdekur. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 38.558.

Kjo ishte hera e tretë nga e shtuna që Rusia regjistroi rekord të rasteve dhe viktimave të koronavirusit për 24 orë.

Pavarësisht rritjes së rasteve, të cilat presidenti Putin javën e kaluar i përshkroi si alarmuese, Rusia nuk ka vendosur për izolim si në disa shtete evropiane.

Autoritetet në shumë rajone kanë kërkuar përdorim të maskave në vende publike dhe e kanë kufizuar numrin e punëtorëve në zyra, por nuk kanë marrë vendim për izolim të rreptë në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme