“Pavaroti më thoshte, këndo ashtu siç ha bukë”

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 23:40 | Nga

Tenori i famshëm shqiptar, Saimir Pirgu, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane, ku është ndalur veçanërisht tek raporti i tij me Luciano Pavarotin, dikur idhull e më pas miku i tij.

“Kam hyrë në këtë profesion falë Pavarotit” pranon Pirgu. “Isha adoleshent, kur kam parë në televizion koncertin e tre tenorëve, Pavarotti, Domingo dhe Carreras. Që nga ai moment u dashurova me lirikën. E regjistrova atë koncert në mbrëmje për ta dëgjuar më vonë. Dhe Luciano u bë heroi im.”

Një mit i cili rezultoi të ishte një person prej mishi e kockash.

“Unë kam qenë me fat të madh që jam këshilluar nga ai për shtatë vjet. Ne jemi njohur në një seri rrethanash të mrekullueshme. Unë isha diplomuar për violinë në Shqipëri dhe shkova në Itali për të studiuar canto. Konservatori i Bolzanos ishte i vetmi që pranoi aplikimin tim. Flija tek pensioni Salesiana dhe punoja si kamerier dhe pjatalarës. Pavarotti ishte duke shkuar me pushime në Merano, dhe një herë, gjatë kurave që bënte në banjot termale, pyeti nëse në këtë zonë ka këngëtarë të rinj të talentuar. Mësuesi im në konservator, Vito Maria Brunetti, i dha atij emrin tim dhe ai më thirri në Hotel Palace në Merano. Këndova një arie dhe Luciano mbeti i befasuar. Kush ju ka mësuar? A e di që këndon mirë? Pas tri ditësh më telefonoi në Salesiana ( nuk kisha telefon celular) dhe më ftoi në hotelin e tij në Merano.

Më tej Pirgu vijon rrëfimin e tij për miqësinë me Pavarotin:

“Ai ishte një mbret, i vetëdijshëm për këtë. Jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por për inteligjencën dhe një qetësi që, për nga thellësia,më magjepste dhe më frikësonte njëkohësisht. Duke studiuar me të, kurrë nuk jam ndjerë si një student: më trajtonte si mik.

Tenori shqiptar, më tej shprehet se në botën e operas do të jetë e vështirë që një tenor tjetër të krahasohet me të madhin Pavaroti në të ardhmen. Mes shumë detajeve të tjera Pirgu thkeson se gjatë mësimeve të canto-s, Pavaroti i thoshte se ai duhet të këndonte në skenë me të njëjtën lehtësi siç hante bukë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme