Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha-Shala, ka pasur një përplasje të ashpër verbale me anëtaren e komisionit, e cila i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.
“Bubrrec je për mu”, i është drejtuar deputetja Sala Berisha Shala, deputetes Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.
Kjo deklaratë e Sala Berisha Shalës (PDK) erdhi pasi Hykmete Bajrami (LDK) i tha: “Ju mos u merrni me mua se nuk keni shanc me më citu mu”.
“Për me i mbështetë militantët tonë krejt kemi aftësi më i mbështetë. Unë e di që ndikimi im është 0 këtu”, tha Bajrami e LDK-së.
“Shumë mirë që e din”, iu përgjigj Sala Berisha-Shala.
Hykmete Bajrami e vazhdoi polemikën. “Nuk po e kuptoj pse nuk po e hap komisionin. Ne po dyshojmë që ju po e kufizoni numrin e anëtarëve të komisionit intervistues, keni qëllime të caktuara”, tha ajo.
“Mirë që e ke kuptu që ke ndikim zero. Sa herë që çohesh me disponim ndryshe ne nuk mundemi me hapë këtë çështje… Po dokesh amatore në politike me këto sjellje të vrazhda”, u përgjigj sërish Berisha Shala.
“Unë e di që ju vidhni”, replikoi deputetja e LDK-së.
Ky debat nisi pasi anëtari i komisionit parlamentar Muharrem Nitaj (AAK) ngriti çështjen e panelit vlerësues për anëtarët e Bordit të KOSTT duke pyetur se cili është roli i këtij paneli vlerësues për Bordin e KOSTT.
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/ndryshimi-i-panelit-vleresues-te-kosst-it-nuk-eshte-problematik/