Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht nesër në një seancë të jashtëzakonshme.
Përmes një postimi, Jashari ka bërë thirrje që në këtë seancë të marrin pjesë të gjitha partitë politike.
Kërkoj që nesër Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht në një seancë të jashtëzakonshme. Të gjitha partitë duhet të jenë aty”, ka shkruar Jashari.
Ajo i është drejtuar edhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar që seanca të thirret sa më shpejt.
Kërkoj nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë menjëherë seancën”, ka deklaruar Jashari.