Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë̈, Sali Berisha ka vlerësuar se Albin Kurtit do të duhej t’i lejohej kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak se ai edhe më parë ishte kryeministër i vendit dhe për të njëjtën gjë do të duhej të testohej edhe njëherë nga populli, shkruan Gazeta Express.

“Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës. Ky është mendimi im. Ai ishte kryeministër, u rrëzua Qeveria e tij, asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, por natyrisht që vendimet e gjykatave janë vendime që për fat mbetet zbatimi dhe jo dhunimi i tyre”, ka thënë Berisha, në një pranonim për Syri TV.

Sipas Berishës, përderisa Kurti ishte kryeministër nuk ka pasur ndodhi të tjera që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Nuk di pse të dënohet një ish-kryeministre pa pasur asnjë ndodhi tjetër gjatë asaj periudhe. Ai proces ka qenë i pranishëm dhe tani vendimi del sikur të ishte personal. Gjykata Kushtetuese ka ndaluar kandidimin e tij aq sa di unë”, ka deklaruare më tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme